Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i Pacollit: Është arrestuar personi që e kërcënoi ish-ministrin me jetën e fëmijëve


Arrestohet personi i cili akuzohet se ka kërcënuar ish-ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli me jetën e fëmijëve.

Këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook.

Murseli thotë se personi është hequr si prokuror dhe e ka kërcënuar Pacollin madje se do t’i djegë fëmijët.

“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimet e bëra”, shkruan Murseli.

Pacolli kohët e fundit ka qenë pjesë e përplasjeve me zyrtarët e Vetëvendosjes, të cilët e kanë paralajmëruar me arrestim nëse del nga shtëpia pas kthimit të tij nga Zvicra. Kjo për shkak se duhet të qëndrojë i izoluar duke respektuar masat e vendosura për të frenuar pandeminë e koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *