Vendosni fjalën kyçe....

Ulen shifrat e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, 5 raste të reja në 24 orë


Shënon rënie numri i të prekurve, por edhe i rasteve aktive me korona virus në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm pesë raste të reja nga gjithsej 249 teste të bëra. Ky numër është pothuajse më i ulëti që nga fillimi i pandemisë.

Të prekurit 2 janë në Shkup, nga 1 në Kumanovë, Tetovë dhe Prilep. Numri i përgjithshëm i të prekurve me korona virus tani është 1511.

Në 24 orët e fundit, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 95 pacientë të shëruar. Prej tyre, 32 nga Shkupi, 38 nga Kumanova, 16 nga Prilepi, 7 në Veles dhe dy të shëruar nga Tetova. Për momentin, numri i rasteve aktive me korona në vend është 482.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *