Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i inteligjencës amerikane: Kina fshehu Covid-19 për të grumbulluar pajisje mjekësore


Departamenti i Sigurisë së Vendit ka mbështetur kritikën e administratës Trump për reagimin e Kinës ndaj shpërthimit të pandemisë Covid-19 me një raport të ri inteligjence, i cili tashmë është bërë i ditur në media.

Në janar, Kina uli blerjet dhe rriti ndjeshëm importet e saj të furnizimeve bazë mjekësore si maskat për fytyrën, kostumet dhe dorezat kirurgjikale, ndërsa njëkohësisht ‘mohoi se kishte kufizime të eksportit dhe turbulluar dhe vonuar sigurimin e të dhënave të saj të tregtisë,’ raporton Associated Press, që citon copëza nga një dokument i DHS (Departamenti i Sigurisë së Vendit – Department of Homeland Security) i regjistruar ‘vetëm për përdorim zyrtar’ dhe mban datën 1 maj.

Vlerësimi i inteligjencës amerikane arriti në përfundimin se me një ‘mundësi prej 95%’ kjo sjellje nuk ishte ‘brenda kufirit normal’ dhe se Kina ‘fsheh qëllimisht ashpërsinë’ e krizës shëndetësore nga komuniteti global.

Pekini e dinte se koronavirusi ‘ishte në ngjitje’, por nuk e informoi Organizatën Botërore të Shëndetit gjatë pjesës më të madhe të janarit, duke mos ofruar një afat kohor të saktë.

Informacioni i ri forcon më tej qëndrimin e Uashingtonit, që kërkon të bëjë përgjegjës për mijëra vdekje amerikane dhe shkrirjen ekonomike të SHBA-së, Pekinin.

Ai pason një tjetër ‘dosje të inteligjencës’ vetëm një ditë më parë, që analizoi ‘fshehjen e Covid-19’ nga ana e Kinës.

Zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i janë referuar vazhdimisht provave në rritje se pandemia ishte rezultat i ‘gabimit’ të Kinës dhe kishte shumë mundësi që të kishte dalë nga Labroratori i Virologjisë në Wuhan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *