Vendosni fjalën kyçe....

Bundesliga mund të fillojë nga 15 maji, Merkel jep dritën jeshile


Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dhënë dritën jeshile Bundesligës për të rifilluar sfidat në mes të muajit maj.

Në konferencën e saj për shtyp, Merkel ka thënë, se futbolli mund të fillojë për sa kohë klubet gjermane ndjekin në mënyrë strikte rregullat e vendosura për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kjo do të thotë që sfidat e Bundesliga dhe Bundesliga 2 mund të nisin të luajnë sfidat nga 15 maji ose 22 maji sipas gjermane Bild, e cila raportoi se data 15 do jetë ajo e rifillimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *