Vendosni fjalën kyçe....

Icardi i pavendosur mes Juves dhe PSG-së


Sulmuesi argjentinas nuk do të qëndrojë në Inter, ku do të rikthehet përkohësisht gjatë verës

Mauro Icardi nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Sulmuesi argjentinas është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Paris Saint-Germain.

Në Francë tashmë është mbyllur sezoni dhe ish-futbollisti i Sampdorias do të rikthehet përkohësisht në Inter.

Megjithatë, “zikaltërit” duket se do ta shesin përfundimisht përfaqësuesin argjentinas gjatë verës që vjen.

PSG-ja e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të 27 vjeçarit për 70 milionë euro.

Mirëpo, interesim për Icardin ka shfaqur edhe Juventusi.

Prandaj, sulmuesi i rrezikshëm do të vendosë gjatë verës se cilës skuadër t’i bashkohet.

Icardi i ka realizuar 20 gola në 31 ndeshje këtë sezon.

Ai e pati një fillim të frikshëm të eksperiencës franceze, por në pjesën e dytë të sezonit pati rënie të formës.

Duke e marrë parasysh faktin se Edinson Cavani do të largohet, kampioni francez mund të vendosë ta blejë kartonin e Icardit. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *