Vendosni fjalën kyçe....

Klubi deklaratë zyrtare: Në Milan nuk ka asnjë futbollist me koronavirus


Klubi italian AC Milan ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me testimet me koronavirus te lojtarët dhe stafit teknik.

Deri më tani nuk ka asnjë lojtar apo staf teknik me koronavirus thuhet në deklaratën e klubit.

AC Milan konfirmon se, bazuar në të gjitha testet mjekësore të kryera deri më tani në lojtarët e ekipit të parë dhe stafin teknik, nuk ka pasur ndonjë rast pozitiv të Covid-19.

Lojtarët do të vazhdojnë programin e tyre individual të stërvitjes në Milanello dhe testimi mjekësor do të përfundojë për të gjithë lojtarët dhe stafin që raportojnë për trajnime gjatë ditëve në vijim”-thuhet në deklaratën e klubit.

Lojtarët do vazhdojnë stërvitjen individuale sipas protokolleve në fuqi nga autoritetet deri në fillimin e seancave në grup dhe më pas rifillimin e sfidave të mbetura në Seria A.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *