Vendosni fjalën kyçe....

Milani kërkon shërbimet e Depait, presidenti pranon largimin e tij në verë


Milani prej kohësh, është në ndjekje të sulmuesit holandes Memfis Depai për të cilin edhe në këtë sezon të merkatos do kërkojë shërbimet e tij.

Edhe presidenti i Lyon ka pranuar se lojtari mund të largohet nga klubi të sezon, duke shtuar zërat për një kalim të mundshëm te kuq e zinjtë.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë është shprehur: “Depai më ka thënë se do të jetë i gatshëm të flasë për situatën kur të kthehet nga kjo situatë. Agjentët e tij më kanë thënë se me shumë mundësi ai do të largohet nga Lioni dhe nga sezoni i ardhshëm do jetë në një ekip tjetër, nëse ne nuk marrim pjesë në kompeticionet europiane.”, u shprehu Aulas.

Milani duhet të përballet me konkurrencën e skuadrave të tjera të cilat kërkojnë shërbimet e holandezit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *