Vendosni fjalën kyçe....

Të moshuarit dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç shijojnë të dielën në liri-dalje


Të moshuarit dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç ashtu si në fundjavën e kaluar kishin liri-dalje për të shijuar paksa natyrën.

Të moshuarit, këtë të dielë u lejuan të qëndrojnë jashtë deri në orën 10:00 të paradites, ndërsa nënat me fëmijë deri në 14 vjeç kanë mundësi të qëndrojnë jashtë deri në orën 17:30.

Ndërsa për sa i përket bizneseve, e diela për ta ishte një karantinë totale, pasi asnjë kategori nuk lejohet të punojë.

Ndërsa nga dita e nesërme kategorive të bizneseve që hapen i shtohen, parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet në qendrat tregtare por në rregulla strike të distancimit social dhe higjienës.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet