Vendosni fjalën kyçe....

Coutinho në udhëkryq, nuk ka asnjë ofertë nga ndonjë klub


Menaxheri i yllit brazilian, Kia Joorabchian konfirmon se në adresë të klientit të tij s’ka trokitur ende asnjë klub

Philippe Coutinho nuk e ka marrë ende ndonjë ofertë zyrtare.

Menaxheri i futbollistit, Kia Joorabchian thotë se nuk ka biseduar deri tash me asnjë klub për klientin e tij.

Kohëve të fundit spekulohej se interesim për përfaqësuesin brazilian kishte shfaqur Chelsea.

Por, për momentin këto mbeten vetëm thashetheme.

“Ne nuk kemi biseduar me askënd dhe nuk ka asnjë marrëveshje”, ka thënë menaxheri i Coutinhos për “talkSPORT”.

27 vjeçari është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Bayern Munich, ndërsa gjatë verës pritet të rikthehet në Barcelonë.

Coutinho me gjasë nuk do të mund ta ndihmojë gjigantin bavarez në pjesën e fundit të sezonit.

“Ai ishte i lënduar. Philippe është operuar para dy javësh në nyjën e këmbës dhe i nevojiten gjashtë javë për t’u shëruar. Kjo fatkeqësisht nënkupton se ai me gjasë do ta humbë pjesën e mbetur të sezonit”, përfundoi Joorabchian.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *