Vendosni fjalën kyçe....

Premier League rinis në 12 qershor, sfida e parë mund të jetë një derbi


Premier League është duke u bërë gati të rinisë të luajë sfidat e mbetura pas bllokimit nga panemia.

Nga 12 qershori do të riluhen 92 ndeshjet e mbetura.

Ende nuk është përcaktuar kalendari zyrtar se cilat sfida do luhen të parat.

Duke qenë se stadiumet do të jenë të boshatisura, transmetuesit televizivë kanë vendosur që mikrofonat anash fushës t’i kthejnë mbrapsht për të mos amplifikuar atë që lojtarët dhe trajnerët do të thonë gjatë 90 minutave.

Ndeshjet e javës së parë pas rikthimit pritet të jenë të shtrira nga dita e premte deri në të hënën. Transferta e Mançester Junajtidit me Totenhemin mund të jetë sfida e parë që do të luhet të premten në mbrëmje. Katër ndeshje do të luhen ditën e shtunë dhe katër të tjera të dielën, duke e lënë “Monday Night”-in e famshëm për të mbyllur javën e 30-të.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *