Templates by BIGtheme NET

Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për 14 ditë

Maqedonia e Veriut e ka zgjatur gjendjen e Jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit edhe për 14 ditë.

Siç shkruajnë mediat e shtetit fqinj, qeveria në fakt e kishte kërkuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë e jo për 14. Por presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk ndan të njëjtim mendim.

Pendarovski përmendi si argument masat ekonomike dhe sociale që duhet të miratohen në këtë periudhë. Ai mohoi që shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme te ketë lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve, ndërsa theksoi se KSHZ-ja do të organizojë zgjedhje kurdo që partitë ta vendosin atë.

“Ata do t’i përshtaten asaj që do të kërkojë politika. Ata veprojnë sipas ligjeve, në këtë situatë, sipas Dekreteve. KSHZ-ja nuk është kompetente për të treguar se kur duhet të ketë zgjedhje. Nëse politikanët thonë të ketë nesër-pasnesër, ata thonë se do t’i zbatojnë sipas dispozitave ligjore”– deklaroi Pendarovski.

Po ashtu ai tha se është kundër zgjedhjeve pa monitorues ndërkombëtarë: “Pa monitorim ndërkombëtar nuk dua as të mendoj për zgjedhje, nuk do të marr pjesë në to dhe si institucion që mbaj llogari për demokracinë. Presim të fillojmë negociata me BE-në dhe nëse nuk kemi verifikim ndërkombëtar për gjithë procesin zgjedhor nuk mund të llogarisim të fillojmë bisedimet me BE-në”.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*