Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj-Metës: Pse nuk e shpalle teatrin Monument Kulture kur ishe Kryeministër, kastile shkove në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vijuar të thumbojë në distancë Kreun e Shtetit Ilir Meta lidhur me konfliktin për godinën tashmë të shembur të Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për Abc News, Veliaj deklaroi se Meta nuk e ka shpallur as vetë kur ka qenë kryeministër Monument Kulture.

Më tej ai shtoi se, Presidenti nuk ka shkuar kastile në Gjykatën Administrative për Teatrin por zgjodhi Gjykatën Kushtetuese e cila nuk e ka kompetencë.

Zoti Meta ka qenë kryeministër. Ka pasur në dorë fatet e vendit. Duhet ta kishte bërë godinën e tallashit monument kulture kur ishte në krye të vendit. Ai kastile ka shkuar në një gjykatë që nuk e ka kompetencë fare, mund të shkonte në Gjykatën Administrative.

 Ai ka pasur mundësi ta shpallte monument kulture. Për 80 vite ajo është cilësuar godinë pa vlerë. Të kujtohesh tani për një godinë pa vlera dhe të tentosh ta kthesh demokracinë me një godinë tallashi.

Gjuhën e Metës është tipike. Ndodhi edhe në muajin qershor për zgjedhjet. U thirr revolucion. E kemi shtyre këtë”-u shpreh Veliaj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *