Mo Salah ka shumë imitues falë famës së tij si futbollist.
Por askush nuk ka arritur ta imitojë aq shumë golashënuesin e Liverpulit sa një bandë prej katër personash, e arrestuar nga policia egjiptiane në Kajro. Ata përdornin maskën me pamjen e lojtarit për të vjedhur dyqanet në kryeqytetin egjiptian.
Salah është një ikonë dhe fytyra e tij është mbase më e njohura në vendin e tij, aq sa u përdor me dinakëri për të fshehur identitetin e një bande hajdutësh në një ngjarje të fundit.
Ata u kapën nga policia ndërsa përpiqeshin të vidhnin një dyqan në rrugën Hassanein Heikal, në lagjen Nasr në kryeqytetin e Egjiptit.