Vendosni fjalën kyçe....

Banda e grabitësve në Egjipt me gjetjen origjinale, përdornin maska me fytyrën e Salah


Mo Salah ka shumë imitues falë famës së tij si futbollist.

Por askush nuk ka arritur ta imitojë aq shumë golashënuesin e Liverpulit sa një bandë prej katër personash, e arrestuar nga policia egjiptiane në Kajro. Ata përdornin maskën me pamjen e lojtarit për të vjedhur dyqanet në kryeqytetin egjiptian.

Salah është një ikonë dhe fytyra e tij është mbase më e njohura në vendin e tij, aq sa u përdor me dinakëri për të fshehur identitetin e një bande hajdutësh në një ngjarje të fundit.

Ata u kapën nga policia ndërsa përpiqeshin të vidhnin një dyqan në rrugën Hassanein Heikal, në lagjen Nasr në kryeqytetin e Egjiptit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *