Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni turk padit për mashtrim 3.5 mln dollarë aksionerin e “Air Albania”, Sinan Idrizi


Aksionieri i kompanisë ajrore ‘Air Albania’, Sinan Idrizi, është paditur nga një biznesmen i fuqishëm turk për mashtrim.

Idrizi, i cili ka shumicën e aksioneve te Air Albania, është paditur nga ish-presidenti i klubit të futbollit, Gallatasarai, Adnan Polat.

Sipas turkes ‘Milliyet’, Polat pretendon se i ka dhënë Idrizit 3.5 milionë dollarësh për blerjen e një kompanie nafte ndërkohë që e ka mashtruar.

Sipas gazetës turke, Idrizi i ka ofruar biznesmenit turk blerjen e kompanisë “Global Fluids International”, e cila sipas tij siguronte fitime në tregun shqiptar.

Në padinë e Polat theksohet se ai i ka dhënë biznesmenit shqiptar një shumë prej 3.5 milionë dollarësh që do shërbente si kapar për blerjen e kompanisë së lartpërmendur që kushtonte 17 milionë dollarë. Nëse blerja nuk do realizohej atëherë Idrizi duhet t’i kthente biznesmenit turk shumën prej 3.5 milionë dollarësh.

Padia është regjistruar në prokurorinë e Stambollit dhe sipas të gjitha gjasave Idrizit do i duhet të përballet me një proces gjyqësor në Turqi.

Gazeta raporton më tej së në vitin 2016, Polat është bërë gati për blerjen e aksioneve por Idrizi i ka thënë se shumën e lartpërmendur duhet ta kalonte dorazi dhe jo nëpërmjet bankës.

Një tjetër gazetë turke, ‘Sabah’, raporton se në Idrizi i ka thënë Polatit se në vitin 2017 në Shqipëri ka zgjedhje dhe se blerja e kompanisë së karburanteve do bëhej pas zgjedhjeve.

Pasi blerja nuk është realizuar Polat ka kërkuar kthimin e kaparit prej 3.5 milionë dollarësh por Idrizi nuk është përgjigjur. Ky i fundit është presidenti i klubit të futbollit, Flamurtari dhe aksioneri mazhoritar i ‘Air Albania’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *