Templates by BIGtheme NET

Trump e Pelosi përplasen për hidroksilklorinën: “Ajo është e sëmurë mendore”

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kanë ofenduar publikisht njëri-tjetrin, me fjalë të pahijshme.

Pasi ajo e quajti “obez patologjik”, presidenti e quajti Pelosin si një “grua të sëmurë” me shumë probleme mendore.

“Pelosi është një grua e sëmurë që ka shumë probleme, shumë probleme mendore”- tha presidenti Trump gjatë një vizite në Capitol Hill, ku ai kishte drekuar me republikanët e Senatit.

Të hënën në mbrëmje, Pelosi tha në një intervistë me CNN se presidenti “obez patologjik” po rrezikonte shëndetin e tij me dozën ditore të hidroksilklorinës që merrte.

Por presidenti pretendon se studimet për rreziqet e hidroksilklorinës janë bërë nga armiqtë e tij politikë.

Një studim i muajit prill, që kishte marrë në monitorim 368 pacientë meshkuj në spitalet Veteranëve në mbarë vendin, zbuloi se hidroksilklorina ishte e lidhur me normat më të larta të vdekjes për ata që janë shtruar me koronavirus. 

Më shumë se 27% e pacientëve që morën ilaçin vdiqën dhe 22% e atyre që u trajtuan me një kombinim të hidroksilklorinës dhe azitromicinës me antibiotikë, gjithashtu vdiqën, shkruan Daily Mail.

Por Trump thotë se ata kanë marrë në studim persona të moshuar dhe të sëmurë rëndë, të cilët praktikisht ishin të vdekur pavarësisht çdo lloj mjekimi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*