156 pacientë të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, raportojnë autoritetet e atjeshme.
Numri i përgjithshëm i viktima ka arritur në 32 486 e numri i personave të infektuar me Covid 19 në 228 006.
Sot u regjistruan 642 raste të reja, shumica prej të cilëve kontakte me persona të tjerë të infektuar.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë raportuar për më shumë se dy mijë persona që e kanë fituar betejën me koronavirusin.
Aktualisht Italia numëron 60 mijë e 960 raste aktive në të gjithë vendin.
Kurba aktualisht mund të konsiderohet e qëndrushme dhe nuk ka vatra të reja të shpërthimit të virusit.