Vendosni fjalën kyçe....

Makina përfundon brenda dyqanit, 11 të plagosur në Australi


Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një makinë u përplas në një dyqan hixhabi në Australi.

Siç shkruan ABC News, shoferi i automjetit u përplas me një makinë tjetër përpara se të përfundonte mes dyqaneve. Shoferi kishte mbetur i bllokuar brenda në makinë dhe pati nevojë për ndihmën e zjarrfikësve për të dalë, ndërsa 11 persona në vendngjarje mbetën të plagosur.

Policia tha në një deklaratë se ata u mjekuan në vendngjarje dhe nuk kanë dëmtime të rrezikshme për jetën.

Videoja e shkrepur nga kalimtarët në vendngjarje tregon një makinë në tym, që shkon e përplaset direkt në dyqan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *