Templates by BIGtheme NET

Serbia hap kufijtë pas një mbyllje afro 2 mujore

Qeveria e Serbisë e ka miratuar të enjten propozimin e Shtabit të Krizës në këtë shtet, për hapjen e kufijve, teksa ka vendosur se testi për koronavirus nuk do të jetë i nevojshëm për ata që hyjnë.

Më parë autoritetet serbe kërkonin, që qytetarët të cilët ktheheshin nga vendet tjera, të posedonin një test negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose në të kundërtën detyroheshin të kalonin në izolim një periudhë 14 ditëshe.

Por, kjo masë nuk do të vlejë më.

“Pas përmirësimit të situatës me pandeminë, qeveria vendosi të rihapë pikat kufitare dhe të lejojë hyrjen e të gjithë njerëzve në Republikën e Serbisë, pa një test të detyrueshëm të koronavirusit dhe miratimin e komisionit”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Serbisë.

Në kuadër të masave kundër pandemisë, Serbia gjithashtu kishte mbyllur restorante, kafene, shkolla dhe kopshte. Por, këto masa janë hequr dhe tani njerëzve u kërkohet vetëm të mbajnë distancën fizike dhe të vendosin maska kur janë jashtë shtëpisë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*