Templates by BIGtheme NET

Studimi – Antitrupat e 17-vjeçarit të shëruar nga SARS-i arma sekrete ndaj Covid-19

Shkencëtarët kanë bërë një përparim të madh në luftën kundër koronavirusit, duke zbuluar një antitrup nga një pacient i cili u shëruar nga SARS në 2003. Antitrupi bllokon infeksionin Covid-19 duke e ndaluar atë që të pësojë mutacion.

Shkencëtarët me qendër në Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara ekzaminuan 25 lloje të ndryshme të antitrupave, të cilat secili synojnë goditje të ndryshme proteinash të koronavirusit, të cilat i përdor për infiltrimin e qelizave pritëse dhe infektimin e tyre me material gjenetik.

Nga kjo listë e antitrupave, studiuesit identifikuan tetë që mund të lidhen si me Covid-19 ashtu edhe me qelizat e infektuara.

Një në veçanti – S309 – u tregua se kishte ‘aktivitet veçanërisht të fortë neutralizues’ kur u ndesh me Covid-19. Kur ata kombinuan S309 me antitrupa të tjerë, më pak të fuqishëm, ekipi zbuloi se ata mund të kufizojnë aftësinë e tij për të pësuar mutacion – megjithëse, tani për tani të paktën, vetëm në një mjedis laboratorik.

SARS dhe patogjeni që shkakton Covid-19 janë të dy koronavirusë me origjinë të ngjashme (të dy besohet se kanë origjinën tek kafshët) dhe struktura të ngjashme.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*