Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Opozita është për ndryshimin e sistemit, me zgjedhje të lira fitojmë bindshëm


Kreu i Partisë Demokratike deklaroi mbrëmjen e sotme se forca politike që drejton do ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në një intervistë për Abc News, Basha se nëse forca politike që drejton është për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Kam bërë publike që në janar që unë jam për një sistem maxhoritar me dy dhoma duke ruajtur të njëjtin numër legjislatorësh, 100 deputetë dhe 40 senatorë, por duke i dhënë mundësinë popullit që të ketë dy dhoma për të kontrolluar qeverinë dhe duke i dhënë qeverisë detyrimin për të kaluar në dy nivele para se të marrë vendime të tilla siç ka marrë ky që i ka falur gjysmën e Shqipërisë, bregdetin, naftën, minierat, një grushti njerëzish.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se opozita e bashkuar do bëjë çmos për të plotësuar rekomandimet e OSBE-ODIHR për t’u ofruar sa më shumë garanci shqiptarëve për zgjedhjet e ardhshme duke theksuar se nëse do ketë zgjedhje të lira, opozita fiton thellë.

“Nëse ka zgjedhje të lira e të ndershme opozita e bashkuar është krejtësisht konfidente në një fitore të thellë kundër këtij regjimi. Dhe ajo që është sfida jonë është menaxhimi i pritshmërive të shqiptarëve për t’i nxjerrë nga kjo krizë e thellë në veçanti ekonomike sepse në këtë moment që flasim ky është preokupimi kryesor i çdo familje shqiptare dhe s’mund të jetë gjë tjetër veçse preokupimi kryesor i imi gjithashtu. Zoti Gjiknuri ka qenë dhe është gjithmonë gati për ymerlalizimin e zgjedhjeve. Por kësaj radhe do ta kenë shumë të vështirë që me kriminelët që iu rrinë në krah dhe me të cilët kanë mbushur Kuvendin e Shqipërisë, me kriminelët më të cilët kanë mbushur bashkitë e Shqipërisë, e patë edhe sot që ishte arrestuar i vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë Arrëz, pra me këta njerëz t’u imponohesh shqiptarëve dhe kjo është vlera e asaj që ndodhi ditën e diele. Sepse, më në fund, të gjithë, edhe të majtët, janë zgjuar dhe e kanë kuptuar se fatkeqësia e këtij vendi, armiku i shpresës së Shqipërisë, e keqja e ekonomisë së shqiptarëve, e keqja e artit, e keqja e familjeve shqiptare ka një emër, ka një adresë dhe ky është Edi Rama.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *