Vendosni fjalën kyçe....

Familja e gazetarit të masakruar Jamal Khashoggi fal vrasësit për Ramazan


Familja e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u masakrua brenda ambasadës saudite në Stamboll, ka spallur ‘falje’ për vrasësit e tij.

Ajo i fali të akuzuarit të cilët përballen me ekzekutim në Arabinë Saudite, teksa myslimanët bëhen gati për të festuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një nga dy djemtë e gazetarit të Washington Post, Salah Khashoggi, njoftoi amnistinë për vrasësit në një deklaratë të postuar në Twitter të enjten.

Pesë burra u dënuan me vdekje lidhur me çështjen vitin e kaluar në një gjykatë Saudite, ndërsa tre të tjerëve iu dha 24 vjet burg për rolin e tyre në komplotin e vrasjes.

Sipas ligjit saudit, i cili është i ndikuar shumë nga traditat ligjore islame, familjet e viktimave kanë mundësinë të falin gjakun e të vrarit, shpesh në këmbim të një pagese monetare të njohur si ‘diyah’. Megjithatë është e paqartë nëse familja Khashoggi ka kërkuar ndonjë kompensim.

“Në këtë natë të bekuar të muajit të bekuar të Ramazanit kujtojmë thënien e Zotit: Nëse një person fal dhe bën pajtimin, shpërblimi i tij i takon Allahut,” shkruajti familja.

Prandaj ne bijtë e dëshmorit Jamal Khashoggi njoftojmë faljen e atyre që vranë babain tonë, duke kërkuar shpërblim te Zoti i Plotfuqishëm.”

Ndërsa vendimi i familjes Khashoggi do të thotë që gjykatat saudite nuk mund të konsiderojnë më mundësinë e dënimit kapital për atentatorët, nuk nënkupton automatikisht se ata do të lirohen. Vrasësit, të dënuar me vdekje, ka ende të ngjarë të kenë dënime të gjata me burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *