Vendosni fjalën kyçe....

Ofendoi Obamën dhe senatoren Harris në rrjete sociale, pezullohet nga puna profesori amerikan


Një profesor i shkollës së biznesit në Universitetin Katolik të Amerikës në Uashington, është pezulluar nga detyra pasi studentët janë ankuar se ai ka bërë postime ‘raciste’ për Barack Obamën dhe Kamala Harris.

Daily Mail shkruan se John Tieso, profesor ndihmës në Shkollën e Biznesit u pezullua të hënën pasi universiteti thotë se mori ankesa në lidhje me komentet në Twitter që ai kishte bërë për dy politikanët.

Tieso ka hedhur poshtë kritikat ndaj Obamës, ndërsa komentet e tij për Harris thotë se i ka të bazuara në histori. Gjatë ditëve të pezullimit, Tieso e mbylli llogarinë e tij në “Twitter” dhe këmbëngul se nuk kishte lidhje me shkollën.

Në një nga postimet, shfaqej një fotografi e ish-presidentit Obama ku mburrej për pasurinë e tij ndërsa vizitonte një ndër vendet më të varfra të Afrikës. Postimi mban datën 18 korrik 2018.

Tieso kishte rishpërndarë postimin duke e shoqëruar me diçiturën:  “Ky është Obama që të gjithë u njohim dhe urrejmë. Është jashtëzakonisht i paaftë dhe i kotë. Ndoshta ai mund të mendojë të qëndrojë në Afrikë dhe t’i japë të gjitha paratë për popullin e tij.”

Në një postim tjetër të shpërndarë më 5 maj, Tieso shkruan për Harris. Ai e quante senatoren “ish-eskortë”.

Kjo ishte një referencë e akuzve me të cilat Harris është përballur gjatë pjesës më të madhe të karrierës së saj politike. Ajo përflitet se kishte dalë me Willie Brown, ish-kryetarin e Asamblesë në Kaliforni, një burrë i martuar i cili ishte dy herë me i madh se ajo. Dhe kjo me qëllimin për t’i hyrë politikës. Akuza të cilat Harris vazhdimisht i ka mohuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *