Templates by BIGtheme NET

Rama tërhiqet nga mbyllja e Ora News

Inspektorati Shtetëror i Shëndetit Tiranë ka tërhequr kërkesën për mbylljen e televizionit Ora News.

Lajmi është publikuar nga media në fjalë sipas së cilës, do vijojë beteja në gjykatë.

Kërkesa e institucionit të shëndetësisë për gjobitjen e mbylljen e Ora News erdhi me pretendimin se në emisionet e zvilluara nuk ishte respektuar largësia mes personazheve e sanksionuar nga qeveria lidhur me pandeminë Covid-19.

“ISHSH Tiranë pas shqyrtimit të materialit arriti në vendimin për revokimin e plotë të masës. Tashmë pritet konkluzioni prej inspektoratit shëndetësor qëndror si organ epror, i cili do të duhet tashmë të tërhiqet nga kërkesa për mbylljen e televizionit. Ndërsa TV Ora do të vazhdojë rrugën ligjore në gjykatë si në rastin e padisë për dëmtimin e rëndë të imazhit por dhe për të dhënë drejtësi për ata që shkelën ligjin.” – thuhet në reagimin e Ora News.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*