Vendosni fjalën kyçe....

Sia zbulon se ka adoptuar 2 djem të moshës 18-vjeçare


Këngëtarja e cila nuk ka qejf t’i tregojë botës fytyrën e saj, po na tregon zemrën. Po e kemi fjalën për Sia-n.

Gjatë një interviste Sia ka zbuluar se familja e saj është zgjeruar me 2 anëtarë të rinj. Ajo ka adoptuar 2 djem dhe këtë e kishte mbajtur të fshehtë.

“Unë në fakt kam adoptuar 2 djem vitin e kaluar. Ata ishin 18-vjeç, janë 19 tani dhe po rriteshin jashtë sistemit të kujdestarisë. Po, dhe unë i dua ata.”– është shprehur Sia.

Këngëtarja tregon de të dy djemtë po mundohen të karantinohen në mes të pandemisë që ka goditur mbarë botën dhe e kanë disi të vështirë.

“Ata të dy e kanë mjaft të vështirë, njëri më shumë se tjetri”– tha Sia. “Por ata të dy po bëjnë gjëra që janë shumë të mira për ta tani. Këto janë vërtet të dobishme. Ata me të vërtetë po bëjnë shumë gjëra arsimore që janë të mira për ta.”

Në fillim të muajit maj, këngëtarja publikoi këngën e saj të re, “Saved My Life” e cila është me klip të xhiruar në kushte karantine.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *