Vendosni fjalën kyçe....

Trump urdhëron guvernatorët demokratë të hapin kishat, xhamitë e sinagogat: Menjëherë, ndryshe do i detyroj


Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kishat, sinagogat dhe xhamitë janë institucione ‘thelbësore’.

Ai urdhëroi guvernatorët që t’i lejojnë ata të rihapen menjëherë dhe kërcënoi se do i detyrojë nëse refuzojnë.

“Këto janë vende që e mbajnë shoqërinë tonë së bashku dhe e mbajnë popullin tonë të bashkuar.” – njoftoi Trump të premten në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se nuk është e drejtë që disa shtete i kanë konsideruar si thelbësore dyqanet e pijeve dhe klinikat e abortit. Adhurimi mbetet i mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19.

“Çdo guvernator që ka një problem me këtë mund të telefonojë presidentin, por nuk do të gjejë mirëkuptim.” – shtoi Trump.

“Nëse guvernatorët refuzojnë të lejojnë vendet e adhurimit të rihapen menjëherë, këtë fundjavë, unë do i detyroj .” – tha ai.

“Në Amerikë, na duhen më shumë lutje, jo më pak.”

Njoftimi i Trump vjen në mes të raporteve që bashkësitë fetare nëpër disa shtete me drejtues demokratë janë ankuar se nuk po lejohen të rihapen, madje edhe pasi shtetet kanë lehtësuar masat lidhur me pandeminë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *