Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet varri i epokës së hekurit në Francë, gjendet skeleti i një princeshe e bizhuteritë


Një varr i lashtë, që daton në epokën e hershme të Hekurit, është gjetur në Francë, duke zbuluar vendin e varrimit të një gruaje të klasit të lartë të varrosur me një thesar bizhuterish dhe zbukurimesh të tjera.

Ajo u gjet rastësisht gjatë punimeve të ndërtimit pranë një varreze në Saint-Vulbas – rreth 32 km (20 milje) nga Lioni.

Një nga varret që përmbante skeletin e një gruaje që kishte jetuar në shekullin e 8-të para Krishtit. Ajo u gjet brenda një arkivoli lisi, të gdhendur, së bashku me shenja të tjera të statusit të saj të lartë – ndoshta mbretëror.

Në skeletin e saj u zbuluan bizhuteri të ndryshme prej qelqi e bakri, një zgjedhje e modës e teknologjisë së lartë në shekullin e 8-të para Krishtit.

Në skeletin e gruas u gjet gjithashtu një rrip prej bakri. Pjesët prej lëkure ose pëlhure në rrip nuk i mbijetuan shekujve dhe u kalbën ndërsa vetëm pjesa metalike mbijetoi, thanë studiuesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *