Templates by BIGtheme NET

Dortmundi bën detyrën, Bajerni i përgjigjet pak më pas

Bundesliga gjermane ka luajtur ndeshjet e dyta që prej rifillimit të kampionatit pas një ndërprerjeje prej më shumë se dy muajsh për shkak të pandemisë Covid-19.

Dortmundi bëri detyrën në fushën e Volfsburgut duke marrë një fitore të vuajtur por të rëndësishme.

Bajerni që e luajti ndeshjen pak orë më vonë i është përgjigjur Dortmundit duke shpartalluar në Mynih Frankfurtin me rezultatin 5 me 2.

Bajerni kryeson renditjen me katër pikë më shumë se Dortmundi dhe kur nga fundi kanë mbetur edhe shtatë javë është në pozita të mira për titullin e radhës kampion.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*