Vendosni fjalën kyçe....

“I mbani familjet me taksat tona, mos i përdorni për të na dhunuar” – Qytetarët thyejnë postbllokun e policisë te Liqeni


Një grup qytetarësh kanë thyer postbllokun e vendosur nga policia te hyrja e Parkut të Liqenit. Ata janë futur brenda me forcë duke u përplasur me efektivët që u përpoqën t’i frenojnë.

Njëri prej tyre, pedagogu Erion Kristo, u tha policëve që të mos abuzojnë me detyrën e të mos mashtrojnë lidhur me vendimin e ministres së Shëndetësisë.

“Mos na bëni dërr, dërr, dërr. Mos gënjeni, mashtruesa. Mos u përdorni taksat tona për të na dhunuar. Më mbahet çereku i rrogës dhe ju ushqeni familjen me taksat e mia dhe mos i përdorni ato për të na dhunuar.” – tha ndër të tjera ai.

Sipas vendimit të kryeministrit Rama e ministres së Shëndetësisë, Manastirliu, kufizimet këtë fundjavë do ishin të njëjtat me ato të javës së shkuar, që nënkupton lëvizjen për pensionistët deri në orën 10 të mëngjesit ndërsa prindërit me fëmijë nga ora 11 e paradites deri në 5 e 30 të pasdites.

*(Video Credit: Syri)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *