Një qytetar ka publikuar një foto sipas së cilës ministri i Brendshëm Lleshaj është takuar ditën e sotme me një grup personash mes të cilëve është edhe një dikush i dënuar për trafik droge në Francë.
Mesazhi i tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në Facebook.
“Gjeneral Hashashi shoqërohet me trafikant droge! Lexoni denoncimin, mesazhin dhe shikoni foton e policit digjital. Sb. Përshëndetje dr. Sot ministri Lleshaj me të dënuarin për trafik droge në Francë, Altin Shtjefni quhet zotria që kame qarkuar me të zezë.” – shkruhet në mesazh.