Templates by BIGtheme NET

Shtohen klubet e interesuara, Kumbulla “çmend” Europën

Mbrojtësi i Veronës, Marash Kumbulla, pritet të kushtojë më shumë se 25 milionë euro këtë verë, ka thënë drejtori klubit, Tony D’Amico.

Ai ka bërë një paraqitje mbresëlënëse gjithë sezonin dhe ka rënë në sytë e shumë klubeve europiane mes të cilave Napoli, Lacio e së fundmi edhe Arsenali.

Lojtari i kombëtares shqiptare është një nga talentet e Serisë A dhe 20-vjeçari është futur në radarin e shumë klubeve.

Në Itali e lidhin mes emra si Inter, Çelsi, Fiorentina, Everton, Totenhem, PSG e Frankfurt megjithatë më pranë tij janë Napoli, Interi e Lacio, tre ekipe italiane.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*