Elon Musk dhe partnerja e tij, bënë shumë zhurmë kur vendosën një emër të pazakontë për djalin e tyre të porsalindur. Kur fëmija lindi më 4 maj, ata zbuluan se kishin zgjedhur emrin X Æ A-12 (shqiptuar: Ex Ash A Twelve).
Por ligji i Kalifornisë nuk i lejonte të regjistronin zyrtarisht këtë emër për djalin, pasi pranojnë vetëm shkronja romake.
“A e ndryshuat emrin e foshnjës për shkak të ligjeve të Kalifornisë? Cili është emri i ri i foshnjës? “ – pyeste një fans kurioz këngëtares kanadeze Grimes e cila ka treguar se emri është ndryshuar.
Grimes u përgjigj: “X Æ A-Xii. Me numra romakë. Duket më mirë. “
Me sa duket, ligji i Kalifornisë e ndalon përdorimin e numrave indo-arabë në emra, por lejon numrat romakë, si dhe çdo apostrof të rëndësishëm dhe në këtë rast viza lidhëse.
Ky është fëmija i parë për Grimes, por për Musk është i shtati.
Fëmijët e tjerë të CEO-s së Teslas-s quhen: Nevada, Damian, Saxon, Griffin, Xavier dhe Kai. Ata janë rezultat i martesës së Musk me gruan e tij të parë, Justine.