Templates by BIGtheme NET

Elon Musk i ndryshon emrin djalit për t’iu përshtatur ligjit të Kalifornisë

Elon Musk dhe partnerja e tij, bënë shumë zhurmë kur vendosën një emër të pazakontë për djalin e tyre të porsalindur. Kur fëmija lindi më 4 maj, ata zbuluan se kishin zgjedhur emrin X Æ A-12 (shqiptuar: Ex Ash A Twelve).

Por ligji i Kalifornisë nuk i lejonte të regjistronin zyrtarisht këtë emër për djalin, pasi pranojnë vetëm shkronja romake.

“A e ndryshuat emrin e foshnjës për shkak të ligjeve të Kalifornisë? Cili është emri i ri i foshnjës? “ – pyeste një fans kurioz këngëtares kanadeze Grimes e cila ka treguar se emri është ndryshuar.

Grimes u përgjigj:  “X Æ A-Xii. Me numra romakë. Duket më mirë. “

Me sa duket, ligji i Kalifornisë e ndalon përdorimin e numrave indo-arabë në emra, por lejon numrat romakë, si dhe çdo apostrof të rëndësishëm dhe në këtë rast viza lidhëse.

Ky është fëmija i parë për Grimes, por për Musk është i shtati.

Fëmijët e tjerë të CEO-s së Teslas-s quhen: Nevada, Damian, Saxon, Griffin, Xavier dhe Kai. Ata janë rezultat i martesës së Musk me gruan e tij të parë, Justine.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*