Vendosni fjalën kyçe....

Kompania farmaceutike e financuar me 388 milionë dollarë nga Bill Gates, nis tesimin e vaksinës anti-Covid te njerëzit


Novavax po teston për herë të parë një vaksinë të re kundër Covid-19 mbi subjektet njerëzore, duke filluar një provë klinike pas një granti të madh nga një agjenci e themeluar nga Bill Gates, gjë ka trazuar jo pak përdoruesit e rrjetit.

Kompania farmaceutike me qendër në Maryland ka filluar testimin e saj, duke vaksinuar 130 australianë, me shpresën për të parë rezultatet qysh në korrik para se të nisë fazën e dytë.

“Bërja e vaksinës te njerëzit në këtë testim klinik është një arritje e rëndësishme, duke na sjellë një hap më afër drejt adresimit të nevojës themelore për një vaksinë në luftën kundër pandemisë globale Covid ‑ 19″, tha Stanley Erck, presidenti dhe CEO i Novavax.

Nisma e re u hodh në terren pas një investimi prej 388 milionë dollarësh nga Koalicioni për Përgatitjen Epidemike dhe Inovacionin (CEPI) – në dhurimin më të madh të tij deri më sot – një fondacion shëndetësor publik i themeluar nga miliarderi Bill Gates.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *