Templates by BIGtheme NET

Pse Basha është kundër një kodi të ri elektoral

Blog-Autor: Pano Soko

Që Rama është kundër një kodi të ri elektoral, kjo është mëse e kuptueshme.

Ai do që në zgjedhjet e ardhshme të futet me të njëjtat kushte si zgjedhjet e mëparshme, me të njëjtin kod, dhe me manovrat që ai është mjeshtër, të marrë dhe një mandat të tretē.

Por që të ishte dhe Luli kundër, kjo e bën atë një budalla (në rastin më të mirë) ose vegël e vetëdijshme e Ramës (në rastin më të keq).

Einstein ka thënë që kulmi i budallallikut është të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat të ndryshëm.

Nëse kushtet nuk ndryshojnë, nuk ndryshon as rezultati. Nëse kushtet e 2021 janë të njëjta me ato të 2017, atëherë as rezultati s’ka për tē ndryshuar.

Dhe kushtet janë po ato.

Kodi është po i njëjti si në 2017.

Rama është po i njëjti i gjithpushtetshëm (madje më shumë se në 2017-ën), marrveshja me Lulin është po e njëjtë si nē 2017, droga është po në lulëzim si në 2017, pastrimi i parave është po kaq gjigand sa në 2017, kriminelët janë po të njëjtët si në 2017, Luli është po i njëjti si në 2017.

Atëherë dhe rezultati s’ka pse ndryshon.

Atëherë pse po ndodh refuzimi i hapjes së listave nga Luli?

Sepse Luli beson se do vijë në pushtet jo sepse ai po bën diçka, por se do t’i vijë rradha. Ama kur të vijë, ai do që të jetë njëlloj si Rama.

Të kontrollojë gjithë pushtetet si Rama, të kontrollojë ekonominë publike me veglat e tij siç e kontrollon Rama (me këta oligarkë që ka Rama apo me emra të rinj, kjo s’ka shumë rëndësi), të kontrollojë ai fjalën e lirë, mediat, gazetarët siç bën Rama, të kontrollojë institucionet siç bën Rama, të manipulojë drejtësinë siç e manipulon Rama, të kapë gjykatës e prokurorë siç i kap Rama. Dmth ëndrra e tij në sirtar është të bëhet një Ramë.

Dhe për t’i arritur të gjitha këto i duhen listat e mbyllura, që të emërojë deputetët dhe ata t’i rrinë në rrjesht, siç i rrinë Ramës.

Sepse në sytë e këtyre Shqipëria është lavirja dhe këta janë rrufjanët. Një herë ia hipën njëri, një herë ia hipën tjetri.

Në sytë e këtyre realiteti është statik – këta vijnë në pushtet, pasurohen, shtypin, shfrytëzojnë njerëzit dhe pastaj ia pasojnë tjetrit.

Në sytë e këtyre njerëzit s’kanë ça bëjnë, do votojnë një herë njërin, një herë tjetrin, s’kanë ku shkojnë.

Por këta harrojnë që masa e votuesve që refuzuan këtë klasë politike në 2017 ishte 60%. Në 2020 është rreth 70%.

Këta harrojnë që “refuzuesit” janë forcë e parë sot që flasim.

Por mbi të gjitha këta s’e shohin që “refuzuesit” janë të vetdijshëm për masën që kanë. “Refuzuesit” e dinë që sot janë masa më e madhe elektorale dhe mjafton pak organizim dhe ajo që ndodhi në Greqi, Itali e Kosovë, po vjen dhe në Shqipëri.

Por këta s’e shohin fare, ose më saktë refuzojnë ta shohin.

Iu ka zënë sytë tepsia.

Suksese në jetë pastaj, ça t’ju thuash më…

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*