Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptari humbi jetën nga koronavirusi, por çezma e tij në Pakistan po lumturon mijëra njerëz (FOTO)


Kosovari i cili ndërroi jetë në fillim të këtij muaji në Gjermani për shkak të sëmundjes së COVID-19, Myshyr Shabani, ka lënë gjurmët e tij në një vend ku pak kujt do ia merrte mendja, në Pakistan.

Një pjesë të parave që kishte fituar gjatë punës në Gjermani, Shabani kishte vendosur ti çonte për një vepër të mirë.

Sipas mediave në Kosovë, Shabani kishte hapur një pus në një lagje të varfër në Pakistan, për tu siguruar familjeve atje ujë të pijshëm.

Familja e Myshyrit i ka dërguar fotot e procesit të ndërtimit dhe përfundimit të këtij projekti te portali Mediafokus.info. Pusi i përfunduar së fundmi mban emrin e tij. 50-vjeçari nga Gjilani kishte bërë edhe vepra të tjera bamirëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *