Templates by BIGtheme NET

Thaçi sulmon Kurti: Ai e grupi i tij të dalin para drejtësisë për veprimtaritë kriminale e politike

Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka sulmuar kryeministrin në detyrë, Kurti, duke thënë se ka ardhur koha që ai e grupi i tij të përballen me drejtësinë për shkeljet e kryera e aktivitetet kriminale politike gjatë kësaj kohe.

Ai ishte në Odën Ekonomike të Kosovës ku tha ndër të tjera se nuk ka ndërmend ta komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e tij për të mandatuar Avdullah Hotin për formin e qeverisë së re të vendit.

“Nuk do të komentoj asgjë sot për vendimin e Kushtetueses. Kurti ka ardhë me yryshin e shkarkimit të presidentit, mirëpo e pata deklaru edhe atëherë që ai do të shkojë para presidentit. Është koha edhe zoti Kurti dhe e tërë grupi i tij të përballen me drejtësinë për shkak të aktiviteteve kriminale dhe politike.”, tha presidenti, shkruan Lajmi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*