Templates by BIGtheme NET

Fajin e ka nënsistemi elektoral apo sistemi politik?!

Nga Ledian Droboniku

Njeriu “jep mendime” për aq sa arrin të kuptojë.

Ashtu dhe turmat. Shndërrohen të gjithë në “ekspertë” sistemesh elektorale, sikur vërtet të kuptonin ndonjë gjë.

Sikur të kuptonin dallimin mes nënsistemit elektoral dhe sistemit politik në total.

Gjithçka iu duket si lojë, pa kuptuar që topi janë vetë ata që shkelmohen nga mediat e dijetarët e kastës.

Mos harrojmë se opinioni publik formohet nga mediat, analistët dhe intelek/tualet e kastës. Kështu dhe mendimi i masave.

E vetmja vaksinë mbetet mendimi kritik!

Le ta ushtrojmë pak!

Dhe mënyra më e mirë, mbetet shtrimi i pyetjeve të duhura:

1.A ka ndryshuar ndonjëherë sistemi zgjedhor në Shqipëri?

Po! Ka ndryshuar dhjetëra herë. Praktikisht Shqipëria ka provuar të gjitha format e demokracisë përfaqësuese mazhoritar-proporcional, madje dhe miks!

2.Po sikur atëherë mos ta ketë fajin nën-sistemi elektoral por sistemi politik-ekonomik në tërësi?
Thjesht ngritja e kësaj pyetje, shokon lexuesin sepse mbetet pa pika referimi. Sistemi nuk flet kurrë për ndryshimin e vet!

3.Kështu që le ta thjeshtojmë pak.

A mendoni vërtet se oligarkia politike-ekonomike krijuar këto 30 vite, do largohet me votë?

Se do heqin dorë nga miliarda dollarë nga vota juaj?

A mendoni vërtet se “miqtë e huaj” do largojnë një kastë që ka privatizuar e liberalizuar (=plaçkitje) pasuritë kombëtare, që na kthyer në koloni importi, që lejon baza dhe përdorimin e territorit, që sakrifikon kauzën kombëtare, që merr pa fund borxh të huaj?

A mendoni vërtet se zgjidhja do vijë nga lart?

4.Por atëherë nga do vijë?

Zgjidhjet për popullin kanë ardhur gjithmonë nga poshtë. Nga vetë populli.

Kjo ndodh kur populli beson në një ide të re për të ardhmen e vet. Kur nuk mjaftohet me ndryshimin e kukullave por ndryshimin e sistemit.

5.Por a ka ardhur kjo kohë?

A dëshiron p.sh populli shqiptar të ketë më shumë pjesëmarrje në jetën politike dhe kontroll të shtetit të vet?
Fatkeqësisht akoma jo!

Formuar me kulturë baritore ai mendon se zgjidhja vjen vetëm nga “bariu” i mirë.

A dëshiron populli se duhet të rrimarrim sovranitetin bankar, ekonomik, politik dhe ushtarak për mbrojtjen e interesit kombëtar.

Jo, mendimi i mbështetur masivisht është se këtë interes na e mbrojnë më mirë amerikonët, brukselionët apo turqit

6.A kemi sot një klasë drejtuese alternative që beson tek këto vlera.

Tek sovranizmi popullor, tek sovranizmi politik dhe ekonomik. Fundin e neoliberizmit dhe neoKolonizmit, kalimin në Ekonomi Prodhimi dhe instalimin e Demokracia Pjesemarrese dhe ShtetitKomb? Fundin e globalitarizmit dhe ngritjen e shqiptarizmit?

Sigurisht që nuk i kemi!

As nuk duken në horizont!

As vullneti i popullit për sistem e vlera të reja, por as një klasë drejtuese për drejtimin e Shtetit!
Sepse kasta kontrollon dhe pengon përhapjen e një ideologjie të re të të mundësojë këtë gjë!

7.Në vend të tyre (si kudo në botën e tretë) kasta do promovojë “zgjidhje” nga lart, me formula të thjeshta për masturbimin e turmave!

Qarkullimin dhe riciklimin e fytyrave nga gjiri i vet, me cenat e veta, për të shantazhuar e kontrolluar vazhdimin e status quo-s. Madje forcimin dhe përqendrimin e pushtetit, si ka bërë këto 30 vite.

*****
Ja pse duhen përhapur sa më shumë ide iluministe, sovraniste, demokratike e patriotike për vetëdijësimin e popullit!
Për zgjimin dhe bashkimin e tij!
Nuk ka bashkim në veprime pa bashkim në mendime!

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*