Templates by BIGtheme NET

Rasti i Veliut e filozofia e sjelljes së pushtetit me publikun

Blog-Autor: Pano Soko

Nuk është një rast i izoluar, është një filozofi sjelljeje me publikun.

Një filozofi që fillon që nga Kryeministri e shpërndahet më pas në gjithë linjën kapilare të pushtetit.

E keni parë si debaton Kryeministri? Në TV apo në FB, me analistë apo qytetarë të thjeshtë? Merret personalisht me individin, as nuk merret me argumentin fare.

Ti e pyet për një çështje ai merret me ty, s’merret fare me çështjen. Të denigron ty si njeri, të telendis faqe botës. Sepse është e vetmja formë sesi i shpëtojnë përgjigjes mbi çështjen.

Dhe i ka dhënë gjithë aparatit shtetëror fytyrën e vet. Të gjithë janë bërë si ai.

E keni dëgjuar Lali Lëtyrën kur flet, merret personalisht me kundërshtarin, me cene fizike apo sarkazma cinike mbi individin vetë. “Katunarët që po mbrojnë teatrin”, “shpellarët që protestojnë”, “ai është çyryk” i ka të përhershme..

Lleshi akoma më keq, “kafshë”, “të pagdhendur”..

Taulanti po ashtu – Gazetarja e pyet për një çështje ai nuk i përgjigjet pyetjes, po i thotë “Pronarët e tu kanë probleme me drejtësinë..”

Ben Ahmetaj po ashtu…

Ilir Beqaj njëlloj.

Të gjithë janë bërë si një kopje e shëmtuar.

Prandaj Ardi Veliu sot nuk bëri asgjë ndryshe nga shefat e vet nga pikëpamja etike, ai ndryshoi thjesht nga pikëpamja estetike. E bëri shumë shëmtueshëm…

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*