Templates by BIGtheme NET

Regjisori meksikan u del në krah shërbëtorëve të mbetur pa paga nga pandemia: Është detyra jonë t’i paguajmë

Regjisori meksikan Alfonso Cuarón ka mbështetur thirrjet e punëtorëve në Meksikë të pushuar nga puna gjatë pandemisë Covid-19, që pronarët të vazhdojnë t’i paguajnë.

“Është përgjegjësia jonë si punëdhënës, të paguajmë pagat e tyre në këtë kohë të pasigurtë”- tha Cuarón, citon BBC.

Ai fitoi çmimin “Oscar” si regjisori më i mirë në vitin 2019 për  filmin Roma, një film që hedh dritë mbi jetën e punëtorëve të shërbimit e mirëmbajtjes së shtëpive në Amerikën Latine.

Një pjesë e madhe e 2.3 milion punëtorëve që ka Meksika kanë mbetur pa paga për shkak të shpërthimit të pandemisë. Sindikatat thonë se punëdhënësit e tyre u kanë kërkuar që të qëndrojnë larg për të mbrojtur shëndetin e familjeve të tyre, por nuk janë zotuar që të vazhdojnë t’i paguajnë ata.

“Qëllimi i kësaj fushate është të kujtojmë se sa e rëndësishme është të kujdesesh për ata që kujdesen për ne dhe respektin që meritojnë punëtorët”– tha regjisori 58-vjeçar.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*