Templates by BIGtheme NET

Basha: Jam kalibër tjetër! Shumica ma thonë për kompliment “Je tepër europian”

Kreu i Partisë Demokratike, Basha, deklaroi mbrëmjen e sotme se është kalibër tjetër dhe se kurthet me porta të vogla të një dështaku provincial që në 22 vjet ua ka futur të gjithëve nuk funksionojnë me Lulzim Bashën.

I ftuar në Opinion ai tha gjithashtu se shumica e qytetarëve i thonë për kompliment se është tepër europian dhe kjo do përkthehet në realitet në institucionet e nesërme që do funksinojnë sipas ligjit.

“Ajo që sot çdokush e dallon dhe që ma thotë, shumica ma thonë për kompliment, ka ndonjë që mendon se ma thotë me kunj që “je tepër europian”, ajo do të jetë realitet në institucionet e nesërme. Institucionet do të funksionojnë sipas ligjit. Ligji do të jetë bibla e institucioneve dhe jo vullneti im. Kurthe të tilla me porta të vogla të një dështaku provincial që me porta të vogla ka arritur në 22 vjet t’ua fusë të gjithëve, politikanë, shokë, miq, të huaj, nuk funksionojnë me Lulzim Bashën. Jam kalibër tjetër. Nuk  bie në kurthet e tij, por nëse guxon të ecë përpara, për këtë që ka bërë padiskutim që do të shkojë para drejtësisë, por nëse guxon të ecë përpara edhe atë do ta paguajë shumë shtrejtë dhe kushdo tjetër. Do ta paguajë shumë shtrejtë, Eshtë qartësisht e paligjshme. Do të jetë pjesë e vendosjes së drejtësisë ai dhe çdokush që i vihet në krah.

I ftuar në emisionin Opinion, Basha foli si kryeministër i ardhshëm duke e pohuar se do jetë kreu i qeverisë së ardhshme në zgjedhjet që do zhvillohen.

“Detyra ime është që me alternativën time të siguroj këdo, jo vetëm votuesit e mi, por edhe të majtët që me Lulzim Bashën dhe me qeverinë e ardhshme do të jenë në duar të sigurta dhe që ekonomia nesër do të ndryshojë, do të mundësojë mirëqenie për të gjithë jo vetëm për një grusht njerëzish që janë bërë pashallarë të këtij vendi.

Dua t’i siguroj shqiptarët që unë kam planin, kam vizionin, kam vendosmërinë, përvojën dhe ambicien t’inxjerr nga kjo situatë ekonomike. Nuk ju premtoj as luks, as pasuri marramendëse, por ju premtoj qeverisje normale, ekonomike normale, Shqipëri normale.” – tha kreu i PD-së.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*