Templates by BIGtheme NET

Koronavirusi ka vrarë më shumë se 100 mijë njerëz në SHBA

U deshën më pak se katër muaj që armiku i padukshëm të vriste 100,000 amerikanë.

Ky është pothuajse dyfishi i numrit të amerikanëve të humbur gjatë gjithë Luftës së Vietnamit.

CNN shkruan se duke nisur nga data 6 shkurt kur u shënua viktima e parë, në SHBA kanë vdekur afro 900 amerikanë çdo ditë nga Covid-19.

E sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar mbi 100 mijë viktima tashmë nga koronavirusi.

Edhe pse numri është në rënie, tashmë është plotësuar parashikimi minimal i viktimave nga COVID-19 prej Shtëpisë së Bardhë.

Vendi kryeson ende listën e botës sa i përket bilanceve të viktimave dhe të infektuarve.

Mirëpo, nganjëherë, zyrtarët brenda të njëjtit shtet nuk pajtohen mbi mënyrën se si të raportojnë vdekjet. Në shtetet demokrate llogariten si viktima të COVID-19 të gjithë ata që janë infektuar por që vdekja i është shkaktuar nga sëmundje të tjera të rënda të mëparshme, ndërsa në shtetet republikane kjo nuk ndodh.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*