Templates by BIGtheme NET

Kryemadhi: S’kemi shpresë se reforma do sjellë atë që presin qytetarët

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, deklaroi mbrëmjen e sotme se vendimet e opozitës së bashkuar janë në unison.

Ajo ishte e ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri.net, ku tha ndër të tjera se ajo dhe kreu i PD-së, Basha, nuk kanë ndonjë shpresë të madhe se reforma zgjedhore do sjellë atë që presin qytetarët shqiptarë.

“Unë dhe zoti Basha nuk kemi ndonjë shpresë të madhe se reforma zgjedhore do të sjellë atë që presin shqiptarët. Prej katër orësh është diskutuar për identifikimin biometrik, nuk është diskutuar fare për qeverinë tranzitore, rolin e policisë në procesin zgjedhor. Edhe me partnerët ndërkombëtarët, edhe në biseda informale, identifikimi biometrik është i domosdoshëm. Pastaj vijmë te roli i policisë, akoma pa u tharë lotët dhe pa ikur shenjat e dhunës te teatri, unë shpresoj që reagimi të vijë nga ata që besojnë vetë te Edi Rama, unë nuk kam besuar dhe nuk kam pse besoj. Opozita ka qenë gjithmonë e gatshme, që në nëntor me këshillin politik. Nesër në mëngjes do të paraqiten edhe kërkesat e partive të koalicionit opozitar.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi më tej se LSI-ja e PD-ja por edhe koalicioni opozitar është pro ndryshimit të sistemit zgjedhor me lista të hapura.

“Pse ti kujton se unë si kryetare partie më intereson një listë e mbyllur? Edhe mua, edhe Lulzim Bashës. Ne na konvenojnë listat e hapura. Flasim për lista të hapura kur shqiptarët nuk kanë bukë të hanë. Kur ke barkun bosh nuk mund të flasësh për demokraci. Kemi qenë skllevër të fasadës dhe të një netëorku për t’i bërë qejfin një grupi interesi. Basha e ka bërë të qartë, edhe partnerëve tanë, që jemi për lista të hapura se listat e hapura janë qetësim. 34 kandidatë PD,34 kandidatë LSI, 34 PR, sikur nga një mijë vota të mbledhin, mendojeni sa vota bëhen. Të nderuar qytetarë, ne jemi të hapur për të ndryshuar sistemin.” – shtoi Kryemadhi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*