Templates by BIGtheme NET

Përfundon armëpushimi mes palëve, vriten ushtarë e civilë në Afganistan

Të paktën shtatë forca afgane të sigurisë u vranë në një sulm taleban, i që nga armëpushimi tre-ditor, konfirmoi një zyrtar të enjten.

Waheeda Shahkar, zëdhënëse e Parvan, i tha Anadolu Agency që sulmi ndodhi të enjten në Seya Gard në Luginën Ghorband të provincës qw ndodhet në veri të kryeqytetit Kabul. Ajo konfirmoi se të paktën shtatë forca të sigurisë u vranë dhe një u plagos në sulm.

Talebanët pretenduan se forcat qeveritare kishin vrarë 10 civilë në një sulm ajror në provincën jugore të Zabulit, por zyrtarët thanë se 18 kryengritës u vranë në sulm.

Zhvillimet vijnë pas një armëpushimi tre-ditor gjatë festës së Fitër Bajramit që përfundoi të mërkurën.

Presidenti i vendit, Mohamed Ashraf Ghani firmosi lirimin e të paktën 1.000 të burgosurve talebanë gjatë festës si një gjest vullneti të mirë dhe si përgjigje ndaj armëpushimit të shkurtër të shpallur nga talebanët.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*