Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën e përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Politik për qeveri tranzitore në zgjedhjet e ardhshme.
Mbledhja e mbrëmjes së sotme ka zgjatur rreth katër orë dhe është mbyllur në orën 21:00.
Palët nuk kanë arritur dakordësinë edhe për një drejtor policie konsensual 100 ditë para zgjedhjeve.
Ndërkohë është rënë dakord për praninë e policisë në qendrat zgjedhore dhe për vendosjen e kamerave aty. Sipas marrëveshjes, policia do largojë nga qendrat personat që mund të ndikojë votën e qytetarëve duke u bërë presion.