Templates by BIGtheme NET

Përfundon pas 4 orësh mbledhja e Këshillit Politik, PS-ja hedh poshtë kërkesën për qeveri tranzitore

Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën e përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Politik për qeveri tranzitore në zgjedhjet e ardhshme.

Mbledhja e mbrëmjes së sotme ka zgjatur rreth katër orë dhe është mbyllur në orën 21:00.

Palët nuk kanë arritur dakordësinë edhe për një drejtor policie konsensual 100 ditë para zgjedhjeve.

Ndërkohë është rënë dakord për praninë e policisë në qendrat zgjedhore dhe për vendosjen e kamerave aty. Sipas marrëveshjes, policia do largojë nga qendrat personat që mund të ndikojë votën e qytetarëve duke u bërë presion.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*