Zyrtarët fancezë u janë përgjëruar qindra të pranishmëve në një ndeshje të paligjshme futbolli të zhvilluar në Strasburg për të shkuar që të testohet për Covid-19 në mënyrë që të mos rrezikojnë javë të tëra sakrificash në luftën ndaj koronavirusit.
Autoritetet këmbëngulin nuk u kanë ngritur asnjë kurth personave që ishin të pranishëm në ndeshje.
Ndeshja u luajt të dielën në mes skuadrave nga rrethet e qytetit të Neuhof dhe Hautepierre dhe u ndoq nga 400 spektatorë që nuk zbatuan asnjë rregull të distancimit social, veçanërisht ato të grumbullimeve me më pak se 10 persona teksa Franca ka nisur të lehtësojnë masat e bllokimit më 11 maj.
Video nga vendi i ngjarjes tregon turma të mëdha që hyjnë në fushë me vrap në përfundim të ndeshjes, në kundërshtim të qartë të normave të distancës sociale të zbatuara në të gjithë Evropën.