Templates by BIGtheme NET

Zhvillohet në Francë një ndeshje futbolli e paligjshme, autoritetet u bëjnë thirrje tifozëve të testohen (Video)

Zyrtarët fancezë u janë përgjëruar qindra të pranishmëve në një ndeshje të paligjshme futbolli të zhvilluar në Strasburg për të shkuar që të testohet për Covid-19 në mënyrë që të mos rrezikojnë javë të tëra sakrificash në luftën ndaj koronavirusit.

Autoritetet këmbëngulin nuk u kanë ngritur asnjë kurth personave që ishin të pranishëm në ndeshje.

Ndeshja u luajt të dielën në mes skuadrave nga rrethet e qytetit të Neuhof dhe Hautepierre dhe u ndoq nga 400 spektatorë që nuk zbatuan asnjë rregull të distancimit social, veçanërisht ato të grumbullimeve me më pak se 10 persona teksa Franca ka nisur të lehtësojnë masat e bllokimit më 11 maj.

Video nga vendi i ngjarjes tregon turma të mëdha që hyjnë në fushë me vrap në përfundim të ndeshjes, në kundërshtim të qartë të normave të distancës sociale të zbatuara në të gjithë Evropën.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*