Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Yuri Kim dhe Xhaçka firmosin kontratën për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”


Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim kanë firmosur kontratën për furnizimin me helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore shqiptare.

Furnizimi me helikopterë do jetë financim i përbashkët i dy qeverive.

Krah për krah me aleatin tonë strategjik për fuqizimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetësi i Shqipërisë në momentet më kyçe të historisë treguan sërish se janë në krah të vendit tonë edhe në këto kohë të vështira të pandemisë.
Sot, me ambasadoren Yuri Kim nënshkruam kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit “Black Hawk”, financim i përbashkët i dy qeverive.
Helikopterët “Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në Bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt
”-shkruan Xhaçka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *