Vendosni fjalën kyçe....

Ardi Veliu raporton në Komisionin e Sigurisë: Në 2019 kemi sekuestruar afro 94 mln euro pasuri


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka raportuar në Komisionin e Sigurisë, punën e bërë nga policia gjatë vitit 2019.

Veliu tha se vjedhjet e bankave kanë shënuar një rritje por që autori është zbuluar.

Kryepolici gjithashtu tha se është goditur krimi dhe korrupsioni duke shtuar se janë sekuestruar prona llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme.

Vjedhjet e bankave shënuar rritje me 5 raste. Po flasim për bankomate. Mekanizmi i goditjes së tyre është bërë duke përdorur eksplozive. Gjatë vitit 2020 kemi zbardhur 5 raste. Autori është banor i Fushë Krujës i arrestuar brenda një jave. Pra kjo raportohet si ngjarje e vjetër që është zbardhur. Kemi evidentuar 2545 vepra penale kundër mjedisit në 2019, kanë ndodhur 826 vepra penale më shumë se sa 2018.

Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit ka qenë ndër prioritetet tona. Kemi pasur 1286 vepra penale për korrupsin, kemi 370 vepra penale më shumë se në 2018. Kemi sekuestruar prona, llogari bankare. Janë kryer 6897 raste hetime pasurie për 2019. Kemi sekuestruar pasuri të luajtshme dhe paluajtshme që janë vënë nga veprimtaria kriminale. Në krahasim me 2018 kemi sekuestruar mbi 56 mln euro më shumë dhe konkretisht 17 për pastrim i produkteve të veprës penale, veprimtari kriminale dhe 38 mln euro më shumë në zbatim të ligjit të sipërcituar”,- tha ai.

Veliu tha ndër të tjera se : “Janë goditur gjithsej 43 grupe kriminale, prej të cilëve 33 në prodhim dhe shitje të narkotikëve, 5 për kultivim lëndësh narkotike, 8 në fushën e krimit ekonomik, 6 në trafiqe të paligjshme dhe 1 në fushën e krimeve ndaj pasurisë. Zhvilluam 36000 operacione policore në fushën e narkotikëve, 60 në bashkëpunim me ndërkombëtarët, krimit ekonomik. 43% e autorëve të përfshirë janë ndaluar apo të proceduar”.

Sa i përket kultivimit të narkotikëve, Veliu tha se është goditur aktiviteti i trafikimit.
“Kemi zhvilluar monitorime nga ajri. Mbi 90 mijë bimë narkotike të asgjësuara. 193 autorë janë proceduar penalisht, mes tyre kryepleq dhe punonjës policie. 94,7% e veprave penale në fushën e narkotikëve janë zbuluar
”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *